10:19 / E Mërkurë, 27 Qershor 2018 / indeksADMonline

Ish-futbollisti i Interit mbërrin në Torino (Video)

Joao Cancelo pritet të bëhet futbollisti më i ri i Juventusit.

Mbrojtësi anësor pritet që të firmos kontratë me kampionin e Serie A, shkruan IndeksOnline.

24-vjeçari që luajti një sezon në Inter, ka mbërritur në Torino dhe shumë shpejt pritet t’i kryej testet mjekësore dhe të zyrtarizohet si futbollist i “Zonjës së Vjetër”.

Cancelo bëri paraqitje fenomenale me Interin, ku në 26 ndeshje shënoi një gol.

Ai është pronë e Valencias, klub ky që pritet t’i merr paratë e transferimit.

Për detajet duhet pritur zyrtarizimin nga ana e Juventusit./IndeksOnline/