75 Mall Live Search
23:56 / E Enjte, 13 Shkurt 2025 / Gj. Sh

Ish-futbollisti i Juventusi dënohet nga gjykata italiane, voziti në gjendje të dehur

Futbollisti i Juventusit, i cili është i huazuar te Ajaxi, Daniele Rugani, është shpallur fajtor për drejtim mjeti në gjendje të dehur në Torino, duke marrë një dënim të pezulluar prej gjashtë muajsh dhe heqjen e patentës së tij.

Përfaqësuesi i Italisë do të duhet gjithashtu të paguajë një gjobë prej 2,000 euro për autoritetet në Torino.

Ngjarja ndodhi më 21 korrik 2023, kur Rugani u përfshi në një aksident automobilistik me Maseratin e tij, pak jashtë qytetit.

Gjatë testit të zakonshëm të alkoolit, rezultati tregoi 1.56 gramë për litër alkool në gjak, trefish mbi kufirin ligjor prej 0.5 g/l.

Sistemi gjyqësor italian është i njohur për ritmin e ngadaltë dhe shkallët e shumta të apelimit, kështu që vetëm sot u konfirmua se Rugani mori një dënim të pezulluar me gjashtë muaj burg, iu hoq patenta dhe duhet të paguajë një gjobë prej 2,000 euro.

Ai kishte kërkuar fillimisht që dënimi të shndërrohej në shërbim komunitar, por gjykatësi e hodhi poshtë këtë kërkesë.