15:26 / E Enjte, 08 Qershor 2023 / B O

Ish-futbollisti i Liverpooli ishte dëshmitar i sulmit me thikë ndaj fëmijëve në Francë

Ish-futbollisti i Liverpoolit, Anthony Le Tallec ka qenë dëshmitar i ngjarjes së tmerrshme që ka ndodhur sot në Annecy të Francës.

Futbollisti francez ishte duke vrapuar tek liqeni në Annecy kur një person filloi të sulmonte fëmijët dhe kalimtarët me thikë.

“Një burrë i armatosur me thikë thuhet se sulmoi grupin në orën 9:45 të mëngjesit me orën lokale, ndërsa fëmijët po luanin në një park pranë liqenit në qytet. Ai erdhi pranë meje, kështu që unë u largova. Më pas shkoi në drejtim të një të moshuari të cilin e goditi me thikë. Unë alarmova policinë dhe i thash të gjuanin në drejtim të tij” ka thënë ish futbollisti i Liverpoolit. Gjashtë persona janë plagosur nga ky sulm ndërsa dy fëmijë janë në gjendje të rëndë shëndetësore./Indeksonline/