15:53 / E Premte, 11 Qershor 2021 / Blerim

Ish-futbollisti shqiptar i Zvicrës flet për EURO20: Xhaka është ylli i ‘Helvetikëve’/ Favoriti kryesor…!?

Ish-futbollisti i Kombëtares së Zvicrës, njëherësh edhe lojtari i parë shqiptar që luajti për ‘Helvetikët’, Milaim Rama ka folur për Kampionatin Europian EURO20 që nis sonte me ndeshjen Turqi – Itali, në Romë (21:00).

Gjatë një interviste për IndeksOnline, Rama tha se Zvicra ka potencial dhe kualitet të lartë të arrij deri në gjysmëfinale në EURO20.

Milaim Rama, inspirimi i Behramit, Shaqirit e Xhakës – EkonomiaNews

“Unë mendoj që Kombëtarja e Zvicrës ka potencial dhe kualitet të lartë dhe shpresoj që njëherë ta kaloj fazën e grupeve. Pasi në grupin ku bën pjesë ajo, ka kundërshtarë të fortë, si Italia, Turqia dhe Uellsi. Por, kjo nuk do të thotë që Zvicra nuk do të ketë shansa. Besoj që do ia fillojnë mbarë, dhe nëse kalojnë grupet, do të shkojë deri në gjysmëfinale”, ka thënë Rama për IndeksOnline

Ish-futbollisti i FC Thun, FC Augsburg dhe FC Schaffhausen e sheh Kombëtaren e Anglisë si skuadrën favorite për ta fituar në fund EURO20.

England men's national soccer team schedule for 2021

“Favoriti kryesor për ta fituar Kampionatin Europian është Anglia. Por, s’duhet harruar, Francën dhe Belgjikën.”, u shpreh kosovari

45-vjeçari e cilëson Granit Xhakën (lojtarin e Arsenalit) si futbollistin më të mirë të Zvicrës.

telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/06/353893...

“Lojtari më i mirë në Kombëtaren e Zvicrës padyshim është Granit Xhaka, kapiteni”, përfundoi ish-lojtari i FC Thun.

Rama përmes kësaj interviste deshi t’i urojë suksese gjithë shqiptarëve në EURO20. Kujtojmë që në këtë Kampionat Europian do të luajnë 10 shqiptarë (në Zvicër dhe Maqedoni)./IndeksOnline/