22:33 / E Shtunë, 20 Korrik 2019 / indeksADMonline

Ish gruaja e multi-milionerit bie në depresion, pasi humbet gjithçka bën një tatuazh

Gabi Greko, 30 vjeçare , ish gruaja e multi-milionerit Geoffrey Edelsten, 76 vjeçar, pasi humbi gjithçka dhe mbeti e pastrehë për shkak të përmbytjes së banesës së saj në New York , ka bërë një tatuazh.

Ajo ‘humbi gjithçka’ pas një përmbytjeje shkatërruese në apartamentin e saj në Nju Jork ,javën e kaluar.

Gabi Grecko postoi në Instagram të shtunën për të treguar se ajo kishte arritur të zbuste gjendjen e saj depresive pasi bëri një tatuazh të madh në krahë.

Ish-gruaja e  multi-milionerit  ndau një seri fotografish në të cilat shihej tatuazhi i saj që ishte një thikë e madhe.

Gabi vazhdoi të shpjegojë se ishte tatuazhi i saj i dytë i kësaj jave.

Në një tjetër video të postuar në të njëjtën ditë, Gabi  zbuloi se ajo po qëndronte me një mik aktualisht të pastrehë./Indeksonline/

“Oh Zot, nuk di ç’të bëj, me të vërtetë jam e frikësuar”, -tha Gabi në një video.