14:12 / E Hënë, 11 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Ish-gruaja, i kërkon aktorit Deep t’i nënshtrohet vlerësimit për shëndetin mendor

Sipas dokumenteve ligjore të marra nga revista “The Blast, Heard”, e cila u nda nga Deppi në vitin 2016, ajo po u kërkon gjykatave ta detyrojnë aktorin të përfundojë një ekzaminim të shëndetit mendor ose një “vlerësim të pavarur mendor”, duke vënë në dyshim gjendjen e tij aktuale mendore.

“Marrëdhënia e Johnnyt me realitetin lëkundet, në varësi të bashkëveprimit të tij me alkoolin dhe drogën”, shkroi Amber Heardi në dokumentet e gjykatës.

“Ndërsa paranoja e Johnnyt, mashtrimet dhe agresiviteti u rritën gjatë gjithë marrëdhënies sonë, po kështu ka edhe vetëdijen time për abuzimin e tij të vazhdueshëm me substancat”, shton ajo.

Ekipi i Deppit është përgjigjur ndaj kërkesës, duke paraqitur dokumente që insistojnë se kërkesa e Heardit është ndërhyrje në privatësi. Ata gjithashtu argumentojnë se ngjarjet që mund ose nuk mund të kenë ndodhur midis ish-çiftit nuk kanë asnjë lidhje me gjendjen e tij aktuale mendore, transmeton KosovaPressi.

“Kjo është një shpifje pasi Deppi nuk vuan nga ndonjë çrregullim mendor ose gjendje. Kështu, gjendja mendore e tij nuk është “kontroverse” dhe nuk ekziston asnjë arsye për t’iu nënshtruar një vlerësimi shëndetësor psikik”, kanë shkruar avokatët e tij në përgjigjen e tyre.

Vitin e kaluar, aktori i “Pirates of the Caribbean” ngriti një padi 50 milionë dollarëshe për shpifje ndaj ish-gruas së tij, me të cilën ishte martuar për pak më shumë se një vit.

56-vjeçari ngriti padi në përgjigje të një shkrimi të 33-vjeçares në “Washington Post”, ku ajo tregon përvojën e saj si viktimë e abuzimit në familje, por në të cilën nuk përmendet në mënyrë specifike Deppi, por që indirekt tregon se ai ishte dhunuesi.