23:15 / E Mërkurë, 28 Mars 2018 / indeksADMonline

Ish i burgosuri politik ka një porosi për Albin Kurtin (Foto)

Ish i burgosuri politik, Erdogan Dautaj, ka replikuar deklaratën e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për arrestimin e të ashtuquajturit shef i Zyrës Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq, duke e cilësuar si fitore të Kosovës.

Në llogarinë e tij në Facebook ai ka shkruar se dikur të dy ishin burgosur vetëm sepse ishin shqiptarë, ndaj në raport me Serbinë qëndrimet duhet të merren nga ky pikëvështrim dhe kurrsesi nga ai partiak.

Tash asamblisti i AAK-së në Deçan, duke kujtuar burgun që kanë vuajtur bashkë, ai i ka kërkuar Kurtit që veprimet e policisë të mos i trajtojë nga prizmi politik, por si zbatim i rendit dhe ligjit dhe fuqizim i shtetësisë së Kosovës.

“Albin, burgosja jonë e atëhershme merr kuptimin final sot kur kosovarët janë në gjendje të burgosin këdo që nuk e respekton  shtetin e Kosovës. Atëherë guximi na burgosi, sot guximi jonë burgos ata – të tjerët.Mbiemri shqiptarë, duhet ta dominojë çdo mbiemër tjetër që momenti na e ka vënë – qoftë ai partiak, politik a institucional”.