14:31 / E Martë, 18 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Ish i dashuri problematik hedh nga kati i tretë modelen, si u gjet bukuroshja e Playboy

Një terapiste seksi në Hollywood dhe modele playboy, e cila dikur ishte fejuar me aktorin Drew Carey është vrarë nga një ish- i dashur tjetër.

Dr Amie Harwick, 38 vjeçe, u gjet e pajetë në tokë rreth orës 1.15 të së shtunës në një lagje të Hollywood Hills.

Ajo është hedhur nga ballkoni i banesës së saj. Ish- i dashuri problematik, Gareth Pursehouse, u arrestua rreth orës 4.30 pasdite e së shtunës me dyshimin për vrasje.