12:06 / E Hënë, 27 Maj 2024 / AR

Ish-i i Dua Lipës, në lidhje me këngëtaren e famshme

Ylli i serialit “Elite”,  Aron Piper dhe DJ nga Koreja e Jugut Peggy Gou janë zyrtarisht çift.

Dyshja janë filmuar duke shkëmbyer puthje e përqafime në “after party-n” e Grand Prix të Formula 1. Në shoqërinë e njëri-tjetrit ata janë argëtuar dhe kanë kaluar mbrëmjen së bashku.

Kujtojmë se Piper është përfolur për një romancë edhe me yllin shqiptar, Dua Lipa. Thashethemet u ndezën pas disa videove që bënë xhiron e rrjetit, ku Dua dhe Aron shfaqeshin shumë pranë njëri-tjetrit teksa shijonin muzikën së bashku.