12:26 / E Diele, 21 Tetor 2018 / indeksADMonline

Futbollisti që e fitoi Premier Leaguen e urren “El Classicon”

“El Classico” është ndeshja më e popullarizuar në botë për shkak të rivalitetit që kanë klubi dhe tifozët e tyre.

Por, edhe tifozët e skuadrave tjera e shikojnë këtë ndeshje për shkak se lojtarët më të mirë luajnë në këto dy klube.

Përkundër që është ndeshja më e madhe në futboll, ka dikush që nuk e pëlqen, transmeton IndeksOnline.

Është ish-lojtari i Leicester Cityt, Robert Huth, i cili duket se nuk e ka në qejf klasikën spanjolle.

“Unë as nuk e shikoj më ndeshjen, Barcelona-Real Madrid.  Është e neveritshme – 20 lojtarë që e rrethojnë gjyqtarin, disa duke e mbajtur fytyrën”.

”El Classico? Jo”, është shprehur gjermani./Indeksonline/