21:51 / E Shtunë, 16 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Ish-kandidati i VV-së për kryetar komune ka një porosi për Visar Ymerin

Ish- kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Fushë Kosovës, Avni Zogiani ka një porosi për liderin aktual të VV-së, Visar Ymeri.

Zogiani ka theksuar se Ymeri duhet të tregohet kryetar i të gjithëve në mbledhjen e Këshillit të VV-së.

“Nesër, Visar Imeri, trego qe je kryetar i të gjithëve në Vetëvendosje!”, ka shkruar ai.

Ndryshe, kjo mbledhje e Këshillit të Përgjithshëm të VV-së vjen pas përplasjeve të fundit që kishin ndodhur në VV, dhe kushtit që kishte vendosur një grup i deputetëve në krye me Dardan Molliqajn, që Kurti mos të kandidoj për kryetar të VV-së.

Shpërfaqja e pakënaqësisë shpërtheu pas daljes në publik të një bisede të deputetëve të VV-së, ku Aida Dërguti Albin Kurtin e ofendon rëndë.