17:51 / E Martë, 23 Janar 2018 / indeksADMonline

Dalin të “zezat” në Vetëvendosje, Fisi me Avniun me komente akuzuese

Përplasjet brenda zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje po vazhdojnë edhe më tutje.

Kësaj radhe ishte ish-kandidati për kryetar të Fushës Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosjes, Avni Zogiani, ai i cili ka bërë një koment duke përmendur dhe emrin e Fisnik Ismailit.

Zogiani ka ironizuar me të duke thënë “qenka prek në sedër edhe Fisi a?”.

Ai tutje e ka akuzuar deputetin Ismaili se ka shfrytëzuar milionët e Postës së Kosovës.

 

Sigurisht, këtij komenti edhe iu kundërpërgjigj ky i fundit.

Ismaili i ka thënë të mos i flas për sedër atij, duke thënë se është vet Zogianin e kanë privilegjuar shumë Vetëvendosje, ani pse ai nuk arriti të zërë ulëse në Kuvend.

Ndryshe, është vet Ismaili ai i cili ka reaguar menjëherë pas zgjedhjeve të brendshme që u mbajtën në Lëvizjen Vetëvendosje.

Përmes një statusi në Facebook, Ismaili ka thënë se mos shqetësimi i numrit të madh që nuk kanë marrë pjesë në zgjedhjet e brendshme, tregon vec arrogancën e saj dhe duke shtuar se fitorja e zgjedhjeve të fundit është humbja më e madhe e Lëvizjes deri tash./Indeksonline/