13:25 / E Enjte, 18 Shkurt 2021 / OSH

Ish-këshilltari i Thaçit viziton babanë e ish-presidentit

Ish-këshilltari i Hashim Thaçit, Ismail Syla, ka vizituar babain e këtij të fundit në Burojë të Skenderajt për t’i uruar 13-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Syla ka postuar një fotografi me babain e ish-presidentit, Haxhi Thaçi.

“Burojë. Me Muratin e uruam bacën Haxhi për 13-vjetorin e pavarësisë”, ka shkruar ai krahas fotografisë të publikuar në llogarinë e tij në Facebook./IndeksOnline/