13:05 / E Shtunë, 08 Shtator 2018 / indeksADMonline

Ish-këshilltari i Trump dënohet me burg

Ish-këshilltari i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, George Papadopulos, është dënuar me dy javë burg pasi vitin e kaluar pranoi se kishte gënjyer agjentët federalë që po hetojnë nëse anëtarët e ekipit parazgjedhor të Trumpit ishin në lidhje me Rusinë para zgjedhjeve.

Përveç kësaj, Papadopulos (31) është dënuar edhe me burg me kusht gjatë së cilës obligohet të paraqitet në organet e sigurisë brenda një viti dhe 200 orë punë të dobishme për komunitetin.