17:16 / E Enjte, 17 Tetor 2019 / indeksADMonline

Ish kreu i FSK-së ftohet nga Specialja

Ish kreu i FSK-së, Kadri Kastrati ka marr ftesën sot nga Gjykata Speciale për tu intervistuar.

Kastrati këtë e bëri të ditur përmes një postimi në facebook ku tha se ky intervistim do të bëhet në javën e parë të muajit Nëntor/2019.

Ja postimi i tij :

Të nderuar bashkëluftëtar, miq dhe familjar, Për hirë të informinit të drejtë ju njoftoj se , kam pranuar ftesë për intervistim nga Gjykata Speciale në Hagë . Ky intervistim do të bëhet në javën e parë të muajit Nëntor/2019. Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë dhe e Shenjët dhe do mbetet e tillë . Edhe në ketë rast do të dalim faqebardhë ! Zoti e bekoftë Kosovën!