09:56 / E Hënë, 15 Gusht 2022 / B O

Ish-kryeministri Hoti: Po i ktheni reduktimet, dhe për të mbuluar turpin e hapni temën e shamive!

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti e ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës për rikthimin e reduktimeve në vend.

Hoti ka thënë se Qeveria Kurti për të mbuluar keqmenaxhimin, e ka hapur temën e shamive në shkolla, debat të cilin e ka quajtur si të viteve të para pas Luftës së Dytë Botërore.

“Po i përcjell me shqetësim zhvillimet e javëve të fundit. Është e papërgjegjshme të udhëhiqet vendi në këtë mënyrë. Nuk iu kemi borxh të na kthejnë me dekada prapa.
Fatkeqësisht, me reduktimet e energjisë po kthehet situata e viteve të para pas luftës çlirimtare 1998-1999. Ndërkaq, për ta mbuluar këtë keqmenaxhim po e hapin temën e shamive në shkolla, duke kthyer debatin e viteve të para pas Luftës së Dytë Botërore” shkruan Hoti në reagim./Indeksonline/