10:38 / E Hënë, 27 Maj 2024 / AR

Ish-kryeministri i Kosovës e marton vajzën, momenti kur e dorëzon te dhëndrri

Vajza e ish-kryeministrit të Kosovës Bajram Kosumi, Thana i ka dhënë fund beqarisë. Ajo ka kurorëzuar dashurinë me martesë me Milotin.

Lajmin e bëri të ditur Kosumi me anë të një postimi në Facebook.

Ai ka ndarë momentin emocionues teksa e dorëzon vajzën te dhëndri.

“Nje hap i rëndësishem në jetë per Thanën.

Te dashur Thanë dhe Milot, urime, paçi shëndet, lumturi, familje dhe ju priftë e mbara!

B.K”, shkroi ai./Indeksonline/