19:05 / E Diele, 25 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës refuzon dekoratën e Thaçit

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, ka refuzuar dekoratën e presidentit të vendit, Hashim Thaçi.

Ai ka njoftuar se janë shumë arsye që e kanë shtyrë ta marrë një vendim të tillë.

Këtë e ka bërë të ditur ai përmes një statusi në facebook:

Me 23 Shkurt 2018, përmes Zyrës së Presidencës së Republikës së Kosovës, jam njofuar se në mesin e personaliteteve që do të marrin Dekoratën e dhjetë vjetorit të Pavarësisë nga Presidenti Thaçi, gjendem edhe unë. Së këndejmi, njoftoj Presidencën, Presidentin aktual dhe opinion e gjerë se unë nuk do ta pranoj Dekoratën në fjalë. Janë të shumta dhe të ndryshme arsyet që më shtyjnë të marr një vendim të tillë. Mirënjohjen më të vlefshme për mua e kam marr nga populli i Kosovës, me respektin që ka treguar ndaj meje dhe dashurinë që tregon për Kosovën.
Kësaj here do mjaftohem me kaq.

Me nderime Kolë M. Berisha