11:45 / E Mërkurë, 21 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Thaçi vazhdon të shpërndajë dekorata, ja cila është e radhës (Foto)

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në vazhdën e dhënies së dekoratave, sot ka dekoruar Komandantin e ndjerë Shaban Poulluzha për kontributin e tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, shkruan Indeksonline.

Thaçi ka thënë se kryengritja e komandantëve Shaban Polluzha e Mehmet Gradica me bashkëluftearë, ishte shprehja më e mirë e mospajtimit të Kosovës me robërinë e re të diktaturës komuniste.

Postimi i plotë i Thaçit:

Me Medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë dekorova Komandantin Shaban Polluzha (pas vdekjes) për kontributin e tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Kryengritja e komandantëve Shaban Polluzha dhe Mehmet Gradica me bashkëluftëtarët e tyre, ishte shprehja më e mirë e mospajtimit të Kosovës me robërinë e re të diktaturës komuniste, pas Luftës së Dytë Botërore.

Kosova e lirë, e pavarur dhe sovrane themelet i ka në gjakun dhe kontributin e figurave të mëdha historike. HTH

Temat: