13:13 / E Martë, 07 Gusht 2018 / indeksADMonline

Ish-kryetari i Mitrovicës, ambasador në Slloveni

Presidenti Hashim Thaçi tashmë ka nënshkruar emërimet e ambasadorëve të rinj të Kosovës nëpër vendet Evropiane.

Pas emërimit të ish zëvendës ministrit të Punëve të Jashtme Gjergj Dedaj ambasador në Maqedoni, presidenti ka nënshkrua edhe emërimin e ambasadorit në Slloveni.

Pas kërkesës së ministrit të Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli, Ish-kryetari i Mitrovicës Avni Kastrati është emëruar ambasador i Kosovës në Slloveni.

Kastrati në vitin 2014 ka qenë zëvendës ministër i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.