19:40 / E Enjte, 06 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Ish legjenda e Bayernit e këshillon klubin për transferimin e Rashicës

Dietmar Hamann ish futbollist i Bayern Munich e ka vënë në dyshim që Leroy Sane është një transferim i duhur për skuadrën gjermane.

Andaj ai ka rekomanduar Milot Rashicën si opsion për tu transferuar nga gjiganti gjerman, transmeton IndeksOnline.

Nëse do të donit të merrnit një lojtar, mund të shikonit në Bremen. Milot Rashica sigurisht që do të ishte një opsion i lirë”, ka deklaruar Hamann.

Kurse presidenti i Bayernit kishte shprehur dëshirën e tij për transferimin e Leroy Sane, ku e kishte cilësuar si një futbollist të shkëlqyeshëm.

Po ashtu klubi gjerman po planifikon që nga prilli të veproj për të arritur transferimin e Sane, mirëpo siç duket Rashica ka marrë vëmendjen e ish futbollistëve, sa që po vlerësohet si një futbollist ideal për gjigantin gjerman./Indeksonline/.