17:24 / E Hënë, 09 Shtator 2019 / indeksADMonline

Ish-lojtari i Man Utd dhe Arsenalit jep verdiktin e tij për ndeshjen Angli – Kosovë

Ndeshja ndaj Anglisë është ndeshja më e madhe që Kosova do ta zhvillojë dhe ndonëse “Tre luanët” janë fuqi botërore, “Dardanët” janë optimist për një rezultat pozitiv në këtë ndeshje.

Ish- lojtari i Manchester United dhe Arsenalit, Viv Anderson përmes një video ka dhënë verdiktin e tijë për rezultatin e ndeshjes së nesërme, shkruan Indeksonline.

“Mendimi im për ndeshjen e së martës, Angli – Kosovës është 2:1 për Anglinë. Mendoj se Kosova po rritet dhe janë të pamposhtur tash e një kohë. Mendoj që golashënuesit do të jenë Harry Kane dhe Marcus Rashford” – u shpreh anglezi./Indeksonline/