75 Mall Live Search
08:23 / E Enjte, 28 Mars 2024 / G T

Ish-lojtari i Manchester Cityt gati sa nuk e goditi gjyqtarin, e ndali pasimin e tij

Skuadra e Athletico-PR shënoi fitore me rezultatin minimal 1:0 ndaj Operario dhe u kualifikua në finale të Paranaense në Brazil.

Në këtë ndeshje luajti edhe legjenda e Manchester Cityt, Fernandinho – i cili përkundër moshës vazhdon në sportin e futbollit, shkruan Indeksonline

Madje, Fernandinho ishte protagonisti kryesor gjatë ndeshjes, ku gjyqtari e ndali një pasim të tij pa dashje.

38-vjeçari u bë shumë nervoz dhe gati sa nuk e goditi gjyqtarin e ndeshjes edhe pse ky moment duket se ishte shaka nga braziliani.

Fernandinho ka fituar pesë tituj të Premier League gjatë karrierës së tij, poashtu edhe UEFA Europa League dhe Fa Cup./Indeksonline/