13:43 / E Martë, 29 Qershor 2021 / A. M.

Ish-lojtari i Skënderbeut i jep fund lidhjes me modelen bullgare!

Ali Soue, ish-sulmuesi i skuadrës së Skënderbeut në sezonin 2017-2018, përveç paraqitjeve të tij në fushën e lojës, ka qenë së fundmi në qendër të vëmendjes edhe për jetën jashtë futbollit.

Lojtari nga Gambia ka pasur një romancë me seksbombën bullgare, Gabriela Krekmanova. Por, çifti së fundmi i ka dhënë fund lidhjes, ndërsa Soue nuk e ndjek më modelen as në “Instagram”.

Megjithatë, 19-vjeçarja bullgare vijon të mbetet në qendër të vëmendjes, teksa po shijon pushimet verore me mikeshat e saj. Si gjithnjë, modelja seksi poston fotot tepër provokuese në rrjetet sociale.