Ish-ministrja mbetet larg favoritëve të VV-së, renditet e 80-a
Ish-ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, edhe kësaj radhe është pjesë e listës së Lëvizjes Vetëvendosje për deputete në Kuvendin e Kosovës.
Megjithatë, rezultatet e deritashme tregojnë se ajo nuk po renditet ndër kandidatët më të votuar të subjektit politik.
Teksa janë numëruar rreth 20 për qind e votave për deputetë, Hajdari gjendet në vendin e 80-të në listën e kandidatëve të Vetëvendosjes.
Sipas të dhënave të publikuara deri më tani nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ish-ministrja ka siguruar 1 mijë e 559 vota, rezultat që e lë larg emrave më të votuar brenda partisë.
Mbetet të shihet nëse numërimi i pjesës së mbetur të votave do të sjellë ndryshime në renditjen e saj, apo nëse Hajdari do ta përfundojë garën jashtë grupit të kandidatëve më të mbështetur nga elektorati i Vetëvendosjes./Indeksonline/

