15:26 / E Diele, 07 Shkurt 2021 / OSH

Ish-ministrja Redzepi reagon ashpër ndaj raportimeve “Fake” që iu bën: Janë shpifje nacionaliste!

Ish-ministrja e Qeverisë së Kosovës, Emilja Redzepi ka reaguar ndaj raportimeve ku partia e saj u quajt Lista Serbe.

Një video që po qarkullon në rrjetet sociale e Albin Kurtit me Emilja Redzepin, shkruhet se kinse ish-kryeministri është në fushatë bashkë me Listën Serbe, transmeton Indeksonline.

Por, e vërteta është se Kurti në këtë video është bashkë me Partinë e Boshnjakëve që udhëhiqet nga Redzepi.

Postimi i plotë i ish-ministres:

TURP, TURP, TURP!!!

Pikë së pari, Shekulli.info duhet me kërku falje publike ndaj meje si kryetare e partisë boshnjake Nova Demokratska Stranka NDS. Për më tepër, unë do të ngris padi ndaj shpifjeve në bazë nacionale!

Ne jemi parti parlamentare nga 2010, në 4 mandate unë jam përfaqësuese e komunitetit boshnjak në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Në Qeverinë e Kurtit unë isha edhe Ministre e Pushtetit Lokal. Po më befason, profesionaliteti dhe kredibiliteti i këtij portali.

Unë kuptoj nevojën dhe brengën e gazetarëve, sepse kanë marrë urdhër që të fshehin varësinë që është krijuar me dekada nga partitë e shumicës dhe Listës Serbe me të cilat bashkëpunojnë që të përmbysin rendin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës.