14:38 / E Martë, 08 Janar 2019 / indeksADMonline

Ish personi i njohur në futbollin spanjoll propozon që një ndeshje futbolli të luhet 70 minuta

Ish-presidenti i skuadrës së njohur spanjolle, Deportivo La Coruna, Augursto Lendoiro ka bërë një propozim befasues. Ai ka propozuar që një ndeshje futbolli të zgjasë 70 minuta.

“Unë do të propozoj që kohëzgjatja e një ndeshje të jetë 70 minuta. Të dy pjesët të ndahen nga 35 minuta. Kjo do të ndihmojë në cilësi, në referim, në mungesë të simulimeve dhe në futboll më të shpejt” ka thënë Lendoiro.

Ish-presidenti i La Corunës e ka argumentuar këtë propozim me ndeshjen mes Deportivos dhe Lugos në të cilën arbitri Ávalos Barrera dha katër minuta, por që u dasht ta zgjaste edhe për një minut e gjysmë më shumë./Indeksonline/