16:39 / E Hënë, 04 Janar 2021 / A. A

Ish portieri i Peqinit transferohet te kjo skuadër në Kosovë

Klubi A&N ka siguruar shërbimet e portierit Kadri Birja.

31 vjeçari ka nënshkruar kontratë deri në përfundim të sezonit.

Më parë ai ka qenë pjesë e disa klubeve shqiptare Peqini, Shkumbini, Dinamo etj.

Ndryshe, A&N bën gara në Ligën e Parë të Kosovës dhe synon inkuadrimin në Superligë.

Edicionin vjeshtor e mbylli në vendin e 3-të me 24 pikë, dy më pak se lideri Dukagjini.

/Indeksonline/