09:57 / E Hënë, 02 Korrik 2018 / indeksADMonline

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-kreu i parlamentit marrin shtetësi shqiptare

Presidenti i Parë i Republikës së Kosovës, Fatmir Nexhmi Sejdiu, ka përfituar me kërkesën e tij shtetësinë shqiptare. Bashkë me ish-presidentin, shtetësinë e ka marrë edhe gruaja e tij Nezafete Sejdiu dhe djali Bardhyl Sejdiu.

Dhënia e shtetësisë shqiptare i është akorduar edhe ish-kreut të parlamentit dhe ish-presidentit në detyrë të Kosovës, Jakup Januz Krasniqi. Ashtu si Sejdiu, dhënia e shtetësisë për Krasniqin është dekretuar pas kërkesës së tij, së bashku me anëtarët e familjet, gruan dhe tre fëmijë.

Pasaporta shqiptare kanë marrë ndërkohë shumica e politikanëve, sportistëve dhe njerëz të artit dhe medias kosovare.

Ende nuk ka një statistikë zyrtare, por dhënia e shtetësisë shqiptare për shtetasit e Kosovës është në rritje të dukshme.