15:23 / E Mërkurë, 12 Shtator 2018 / indeksADMonline

Ish-reprezentuesi i Zvicrës paralajmëron Shaqirin për Liverpoolin

Yllit të Liverpoolit i është treguar që ta shfrytëzojë rastin te Liverpooli.

Ish-mbrojtësi i Tottenhamit, Ramon Vega, e ka përfaqësuar më parë Kombëtaren e Zvicrës.

Mesfushori i Liverpoolit nuk e mbylli mirë takimin e djeshëm mes Zvicrës dhe Anglisë, pasi u mposhtë, 0-1.

Liverpooli e transferoi 26-vjeçarin nga Stoke City për një shumë prej 13.5 milionë funte, transmeton IndeksOnline.

Ramon Vega

Dhe tani Vega, e ka paralajmëruar Shaqirin që të mos e lejojë shansin e tij të ikë te Liverpooli.

”Shaqiri është lojtar i talentuar, por në klube të mëdha ai kurrë nuk ka qenë startues”, tha Vega për Blick.

”Me potencialin që ai ka, ai mund të shkëlqejë në Liverpool”.

”Shansi i tij do të vijë, por ai duhet ta shfrytëzojë atë”./IndeksOnline/

Xherdan Shaqiri