18:06 / E Shtunë, 17 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Ish-Sekretari amerikan, John Kerry uron 10 vjetorin e pavarësisë Kosovës

Ish-Sekretari i Shtetit Amerikan, John Kerry ka uruar shtetin e Kosovës në 10 vjetorin e Pavarësisë.

Këtë e ka bërë të ditur Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh ministër i Jashtë, Behgjet Pacolli, i cili është shprehur se gjatë takimit me të, ai i ka uruar 10 vjetorin e pavarësisë gjithë shqiptarëve.

“Gjatë Konferencës së MSC, takova edhe mikun e madh të shqiptarëve të Kosovës, Sekretarin Amerikan të Shtetit, John Kerry. Sekretari Kerry më uroi 10 vjetorin e Pavarësisë mua dhe të gjithë shqiptarëve që po festojnë sot gjithandej” ka shkruar Pacolli në facebook./Indeksonline/