09:05 / E Mërkurë, 03 Korrik 2019 / indeksADMonline

Ish-zv/shefi i BIA-së e zbulon personin që deshi ta përgjojë Aleksandër Vuçiqin

Ish-zëvendës shefi i BIA dhe ish-sekretari i shtetit në MPB, Dragan Markoviq ka zbuluar detaje se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ishte tentuat të përgjohet.

Ish-numri dy i shërbimit sekret serb tregoi se Rodoljub Miloviç, shefi i policisë kriminale, kishte bërë përpjekje që ta fuste “nën llupë” të përgjimit Vuçiqin.

“Në vitin 2012 ishte tentuat ky veprim. Sapo zyrtarët e BIA-së morën informata se kishte provuar të lidhë numrin e Vuçiqit, kjo gjë ishte ndaluar”, tregon Markoviq, transmeton Indeksonline


Dragan Markoviq – BIA

Më tej, ai tregon se agjentët sekret ndërmorën masat dhe veprimet e nevojshme duke shkuar në “Telekom” duke bërë kontrollimin e urdhrave për përgjimet telefonike.


Rodoljub Miloviç – Policia kriminale

“Të gjitha këto procedura treguar qartë se ka pasur një qëllim të atëhershëm të Shefit të DMK-së, Radoljub Milloviq që të kryejë kontroll të komunikimit dhe monitorimit të Aleksandër Vuçiç”, u shpreh ai.

Vlen të theksohet se në kohën kur ishte kërkuar përgjimi ndaj numrit një të Serbisë ai shërbente si ministër I Mbrojtjes dhe zv/kryeministër nga korriku i 2012-ës.  /Indeksonline/