Ish-shefi i Ferrarit i tmerruar me fishkëllimat drejt Hamilton
Ish-presidenti i Ferrarit, Luca di Montezemolo thotë se ishte i tmerruar kur dëgjoi tifozët duke e fishkëllluar Lewis Hamiltonin pas Çmimit të Madh të Italisë.
Di Montezemolo, i cili e drejtoi Ferrardin për 23 vite (1991-200), tha se fishkëllimat drejt pilotit të Mercedesit pas fitores së tij ishin ”gabim”.
”Lewis është një kampion fantastik, dhe ai ka qenë gjithnjë korrekt. Ai ka bërë një garë fantastike. Pikë”, tha Di Montezemolo.
”Çfarë ndodhi ishte shumë, shumë keq, dhe unë jam me të vërtetë i pakënaqur”./IndeksOnline/