20:27 / E Hënë, 05 Qershor 2023 / C E

Ish-trajneri i Besart Berishës emërohet trajneri i Tottenhamit

Tottenham do të emëroj australianin Ange Postecoglou në krye të stafit teknik.

Trajneri ka pranuar kushtet e klubit dhe emërimi i tij ka mbetur vetëm formalitet për tu përfunduar, shkruan Indeksonline.

Është kuptuar se australiani do të nënshkruajë një marrëveshje tre vjeçare me klubin.

Zyrtarizimi i tij pritet të bëhet në 48 orët e ardhshme.

Postecoglou ka drejtuar kombëtaren e Australisë, disa klube australiane dhe së fundmi ka qenë pjesë e Celticut. /IndeksOnline/