21:13 / E Premte, 08 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Ish tranjeri legjendar i Manchester United në shënjestër të një mashtrimi me Bitcoin

Ky mashtrim vazhdon të prekë në median sociale me dhjetëra përdorues dhe reputacioni i shumë njerëzve të famshëm është dëmtuar nga këto artikuj të rremë.

Ish trajneri legjendar i Manchester United Sir Alex Ferguson u bë viktima e radhës në mesin e njerëzve të famshëm që bie pre e një mashtrimi me Bitcoin.

Disa mashtrues kibernetikë postuan një uebsajt të rremë të BBC ku shfaqej një artikull rreth pjesëmarrjes së Ferguson në një konferencë kriptomonedhash.

Ngjitur me foton shkruhet sesi Ferguson bëri një pasuri me kriptomonedha. Edhe pse është e lehtë të dallohet që kemi të bëjmë me mashtrim, disa përdorues menduan se çdo gjë është në rregull me uebsajtin e madje nuk kishte as reklama.

Qëllimi i artikullit ishte që përdoruesit të klikojnë linkun poshtë fotos i cili i çon drejt e në mashtrimin e Bitcoin Revolution.

Ky mashtrim vazhdon të prekë në median sociale me dhjetëra përdorues dhe reputacioni i shumë njerëzve të famshëm është dëmtuar nga këto artikuj të rremë.

Jeremy Clakson i TopGear, Elon Musk i Tesla, Simon Cowell i BGT dhe AGT e shumë të tjerë janë vënë në shënjestër të mashtrimeve me kriptomonedha.