13:13 / E Premte, 24 Gusht 2018 / indeksADMonline

Ish-ushtari i UÇK-së: Mbase nuk ishim as 30 mijë ushtarë

Këto ditë në opinion është duke u diskutuar mjaftë shumë çështja e listave të veteranëve, kjo pasi prokurori që po hetonte këtë rast, Elez Blakaj dha dorëheqje.

Reagimet kanë qenë nga më të ndryshme, ku shumë veteranë e ushtarë janë përfshirë në këtë debat.

Sot, një ish-ushtar i UÇK-së, Nehat Mustafa ka thënë se nëse Komisioni Qeveritar dëshiron ta shfajsojë vetën, atëherë le të publikoj aplikacionet e veteranëve të rrejshëm dhe aty të kuptohet se kush ka nënshkruar mashtrimin.

Ai ka thënë se nëse akush tjetër, vetë veteranët e dinë mirë se nuk kanë qenë as 60 mijë e mbase as 30 mijë pjesëtarë të UÇK-së, transmeton Indeksonline.

Më poshtë postimin e tij pa ndërhyrje të redaksisë:

Mbi debatin për veteranët e rrejshëm

Nëse askush tjetër, atëhere së paku ne veteranët e dijmë mirë se nuk ishim as 60, as 50, as 40 e mbase as 30 mijë pjesëtar të UÇK-së. Prandaj, nuk po e kuptoj heshtjen tonë, e aq më pak përpjekjet e disave për ta arsyetuar këtë manipulim masiv me listat. Për mendimin tim, më shumë se sa dorëheqja e Prokurorit Blakaj dhe motiveve të kësaj dorëheqjeje, çështje duhet të bëhet zbardhja e e së vërtetës së këtij manipulimi masiv. Përderisa përfituesit e rrejshëm mbase synuan përfitime materiale ose të meritave që nuk i merituan asnjëher, shtrohet pyetja çfarë synuan dhe cfarë përfituan ata eprorē që me nënshkrimet e tyre degraduan këtë proces deri në absurditet. Jo Pal Lekaj, debati pēr veteranët jo vetëm që nuk duhet të ndalet, por duhet inkurajuar.që të shkoj deri në zbardhjen përfundimtare. Vetëm kēshtu nderohen veteranët e vërtetë e Lufta Çlirimtare , e jo duke heshtur manipulimet. Reagimet qytetare të kohëve të fundit asesi nuk i shikoj si qëndrime kundër veteranëve të vërtetê, por vetëm kundër mashtruesve. Ps: Nëse Komisioni Qeveritar do ta pastroj veten nga ky manipulim i listave, atëhere le ti publikojnē aplikacionet e veteranëve të rrejshëm dhe aty mund të shihet mirë se kush ka nënshkruar për këta mashtrues./Indeksonline/