12:01 / E Martë, 05 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Ish- ushtari i UÇK-së nderohet nga Mbretëria e Bashkuar

Dërvish Gashi, ish-luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku ishte pjesë edhe e Operacionit Shigjeta Pashtrik 99, është nderuar nga Mbretëria e Bashkuar për heroizmin e treguar, shkruan albinfo.ch.

Ai është nderuar për heroizmin e treguar, kur u ballafaqua duarthatë me terroristët, duke shpëtuar qindra civil mysafirë në restaurantin ku punonte në “London Bridge” dhe “Borrow Market”.

Kështu Gashi ka treguar heroizmin e tij, sikur në Pashtrik në vitin 1999, ashtu edhe në Londër më 2017, duke u nderuar në Londër.

Lajmi është bërë i ditur në rrjetet sociale, derisa atë e ka shpërndarë edhe ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku, duke u krenuar me nderimin që i është bërë ish-luftëtarit të UÇK-së.

Gashi u nderua në mesin e 200 personave “për vënien e vetes në rrezik për të shpëtuar jetët e të tjerëve gjatë sulmeve shokuese”.

Ai kishte arritur të shpëtonte qindra qytetarë në restorantin ku punonte në kohën e sulmeve terroriste në kryeqytetin britanik në qershor. Në qershor në Londër ndodhën disa sulme, ndërsa Gashi u nderua për heroizmin në London Bridge.