14:15 / E Shtunë, 15 Qershor 2019

Ish-ushtari i UÇK-së që shkrepi revole për të paralajmëruar lirinë dhe kthimin e tij

Ishte vetëm 19 vjeç kur veshi uniformën e UÇK-së, për t’iu bashkuar shokëve të tij, pa e ditur nëse do të kthehej i gjallë në shtëpi.

Kanë kaluar 20 vite, por ai e ruan dhe e mbanë me krenari këtë uniformë

Bedri Pajaziti nga Ferizaj ishte pjesë e Brigadës 161 “Ahmet Kaqiku”, duke shërbyer në radiolidhje. Ai rrëfen për Indeksonline historinë e tij para, gjatë dhe pas luftës.

Janë fotografitë dhe përjetimet ato të cilat ish ushtarin e UÇK-në e bëjnë shpesh t’i kujtoi edhe shokët e luftës të cilët nuk jetojnë më, ndërsa kur flet për ta lotët e tradhtojnë.

Më 12 Qershor të vitit 1999 ai merr rrugën drejt shtëpisë, por tani për të hapur derën e lirisë. Një moment ky tani i ruajtur edhe përmes fotografisë.

Gjatës luftës Bedriu kishte takuar edhe vajzën e ëndrrave të tij, e cila e kishte menduar atë si të vdekur. …por që liria i bashkoi në të njëjtin vend ku ata edhe u ndanë.

Ata u martuan në vitin 2001, ndërsa tani janë prindër të dy fëmijëve, të cilët historinë dhe triumfin e UÇK-së do ta përcjellin brez pas brezi./ Indeksonline/ Blerina Racaj/