11:09 / E Premte, 18 Nëntor 2022 / B O

Ish-ylli brazilian bëhet drejtor i ri i Arsenalit

Arsenali e ka emëruar drejtorin e ri sportiv. Ish-mesfushori i skuadrës, Edu është emëruar drejtor i ri.

“Jemi të lumtur të njoftojmë se Edu Gaspar është emëruar si drejtor i parë sportiv i Arsenalit” thuhet në njoftimin e skuadrës lidere në Premierligë.

Shefi Ekzekutiv Vinai Venkatesham tha se Edu ka treguar përkushtim dhe kontribut të madh në skuadër.

Edu ka qenë futbollist i Arsenalit gjatë sezoneve 2001-2005./Indeksonline/