13:44 / E Enjte, 26 Korrik 2018 / indeksADMonline

Ish ylli i Sigal Prishtinës e quan këtë skuadër si kriminale

Ish basketbollisti i njohur i Prishtinës, Fikret Shatri e ka quajtur ish skuadrën e tij si kriminale në raport me shtetin.

“Komando” ka treguar fakte që sipas tij janë të dhimbshme për një klub si Prishtina.

“Sigal Prishtina: Nje klub ikone, i shendrruar ne nje klub kriminal ne raport me shtetin!
A eshte Prishtinë, apo akademi basket Aba?
Ne vitin 2012 kur tentohej ti nderrohej emri, per shkak te borxheve, dalin “shpetimtaret” e Prishtines, dhe e “shpetojne” nga shuarja, por kjo sot qe shihni ne keto shkresa valle çfarë eshte, shpëtim apo shkatërrim?
Pse klubi i Prishtines eshte i shenderruar ne nje klub kriminal ne raport me shtetin?
Sepse jane ne pyetje 18 vite pas lufte dhe ky klub ka borxhe ne administraten tatimore djetra mira euro borxhe, ish ministri i shtetit, borxh shtetit! Shtetar se jo mahi!… dhe sa e çuditshme eshte qe askush nuk merret me keto çeshtje; as administrata, as gjykata e as prokuroria e shtetit” shkruan Shatri në Facebook./Indeksonline/