14:57 / E Mërkurë, 12 Shtator 2018 / indeksADMonline

Skuadra kosovare mund të tërhiqet nga gara, s’kane pare as edhe për një byrek!

Skuadra basketbollistike kosovare, KB Istogu ishte model i suksesit edicionin e kaluar. Me një buxhet minimal, pa palestër, basketbollistët e Istogut me në krye Fikret Shatrin kishin arritur të siguronin ngritjen në ligën e parë.

Por, skuadrës të udhëhequr nga ish basketbollisti i Prishtinës nuk po i del në ndihmë askush, dhe po e mendojnë edhe tërheqjen nga garat.

Disa nga basketbollistëtë janë studentë dhe që detyrohen vetë të paguajnë rrugën nga Prishtinë për secilën ndeshje, duhet të vetë ushqehen dhe kur të kanë ndonjë euro më shumë, të udhëtojnë edhe për stërvitje.

Komuna e Istogut vitin e kaluar ua kishte dhënë 1000 euro, por që deri më tani nuk ka patur as edhe një cent ndihmesë.

Madje, në adresë të KB Istogut ka një kërkesë nga skuadra basketbollistike e Drenasit e cila po kërkon që skuadra istogase të transferohet në KB Ferronikelin. Skuadra drenicase ka kapacitet për të mbuluar shpenzimet të cilat KB Istogu nuk po arrinë pa patur asnjë ndihmesë të vetme.

Skuadra me në krye Fikret Shatrin po kërkojnë nga biznesmenë, firma, dhe komuna që të ndihmojnë sado pak ata për të nisur garat në ligën e parë, për herë të parë në histori të kësaj skuadre./Indeksonline/