12:32 / E Shtunë, 22 Shtator 2018 / indeksADMonline

Ish ylli kroat që po jeton me frikën mes jetës e vdekjes

Ivan Klasnic dikur ishte ylli më premtues i futbollit kroat. Në vitin 2005 ai filloi përballjen me një sëmundje të veshkave. Mjekët i thanë se duhet të transplantonte urgjenisht veshkën, gjë të cilën e bëri. Klasnic e transplantoi veshkën nga nëna e tij, transplant që doli i pasuksesshëm.

Më pas e mori veshkën nga babai, por që përsëri doli operacion i pasuksesshëm.

Sulmuesi kroat për të jetuar u desht të gjente një veshke të ndonjë personi që s’ka lidhje familjare. Ai e transplantoi pasi e bleu nga një person anonim. Por, shëndeti i tij edhe sot nuk është në ditët më të mira.

“Sa do të jetojë, kurrë nuk e di. Këtë vetëm zoti e di. Tani më askush nuk mund të më ndihmojë, as familja ime. Jetoj mes shpresës e vdekjes” ka thënë Klasnic./Indeksonline/

Temat: