09:34 / E Mërkurë, 24 Janar 2018 / indeksADMonline

Ishi im thoshte se jam makinë seksi, por i dashuri aktual më bën të turpërohem nga kërkesat e tij

Unë gjithmonë e kam dashur seksin. Por partneri im e dëshiron seksin dhjetë herë më shpesh se unë.

Unë jam 37 vjeç dhe ai është 39. Ne jemi në lidhje tash e gjashtë muaj. Të dashurit e mi të mëparshëm vazhdimisht më kanë thënë se jam shumë kërkuese në seks, se jam e çmendur për të, por tani nuk ndihem më kështu.

I dashuri aktual më kërkon seks vazhdimisht. Shpesh herë ai kërkon seks të shpejtë. Por, gjithmonë është e njëjta gjë, ne duhet të bëjmë seks.
Ndodhë ndonjëherë që dua ta largoj, por pastaj ndihem fajtore.

Kam provuar disa herë të flas me të, por ai ndihet i refuzuar. Çfarë të bëj?

Përgjigja e psikologes:

Ai tingëllon i pasigurt, sepse ka nevojë për dëshmi të vazhdueshme të dashurisë suaj.

Përpiquni të shmangni seksin ndonjëherë dhe ta zëvendësoni atë me përqafime puthje.

Nëse nuk ndiheni mirë të kryeni marrëdhënie me të tregoni se e doni atë por është e pamundur për ju ta bëni kaq shpesh./Indeksonline/

Temat: