15:42 / E Hënë, 23 Tetor 2023 / L K

Ishte në fushë në kampionatin francez, hajnat i vodhin shtëpinë yllit kroat

Skuadra e Lyonit vazhdon të zhgënjejë tifozët me performancat negative në fushë. Të dielën erdhi humbja 1-2 ndaj Clermontit.

Pas humbjes së fundit, Dejan Lovren, qendërmbrojtësi kroat që u transferua në janar në Francë, duke u rikthyer te Lyoni pas 10 vitesh, është përballur me një surprizë të hidhur.

Teksa 34-vjeçari po luante disa persona kanë vjedhur shtëpinë e tij. Fqinjët kanë lajmëruar menjëherë policinë që ka shkuar në vendngjarje.

Lovren ka marrë vesh menjëherë lajmin e hidhur sapo përfundoi ndeshja Lyon-Clermont. Policia po punon për kapjen e autorëve.