16:46 / E Diele, 07 Janar 2024 / Gj. Sh

Ishte shkarkuar pas humbjes ndaj Shqipërisë, Fernando Santos bëhet trajner i Rashicës te Besiktasi

Trajneri i njohur, Fernando Santos është emëruar trajner i skuadrës nga Superliga e Turqisë, Besiktasi.

Lajmin e ka bërë të ditur vet faqja zyrtare e klubit turk në rrjetet sociale, shkruan Indeksonline

Santos së fundmi ishte trajner i Kombëtares së Polonisë, por ishte shkarkuar nga stoli pas humbjes nga Kombëtarja e Shqipërisë në “Air Albania”.

Kujtojmë që Sanots do të jetë trajneri i futbollistit kosovar, Milot Rashica.

Në 18-xhirot e para, Besiktas ka grumbulluar 29 pikë dhe gjendet në pozitën e 6-të./Indeksonline/