18:53 / E Enjte, 22 Mars 2018

Ishte zëvendësues i Shaqirit, Salah tani më i suksesshëm se kosovari (Foto)

Gazetari i njohur zviceran, Stefan Kreis ka bërë një koment të bukur për dyshen, Xherdan Shaqiri dhe Mohamed Salah.

Ai e krahason suksesin e egjiptianit (25-vjeçar) me atë të kosovarit (26-vjeçar), shkruan IndeksOnline.

“Të dy janë në të njëjtën moshë, të dy kanë një këmbë të bukur të majtë, janë të shpejtë dhe të ndërlikuar. Në fillim të viteve 20, u përballen me një karrierë tejet interesante”, shkruan Kreis.

Salah u bë i njohur gjatë kohës kur u transferua në Basel në vitin 2012. Kampionët zviceran, egjiptianin e blenë nga ekipi i El Mokawloon dhe e quajtën “zëvendësues” i Xherdan Shaqirit i cili u transferua në Bayern Munchen.

Shaqiri qëndroi te Bayerni deri në vitin 2015, dhe më pas u transferua në Inter ku qëndroi vetëm një sezon, para transferimit në Stoke City.

Në anën tjetër, “Momo” Salah pas paraqitjeve mbresëlënëse në Basel, në vitin 2014 u transferua në Chelsea. Te ekipi londinez, egjiptiani bëri vetëm 13 paraqitje dhe shënoi 2 gola. Gjatë kohës sa ishte te Chelsea ai u huazua dy herë të Fiorentina dhe Roma.

Në vitin 2017, Salah u transferua në Liverpool, ku deri më tani ka shënuar 28 gola vetëm në Premierligë. Ai po vazhdon me sukseset e mëdha te ekipin “The Reds”.

Edhe pse ishte zëvendësues i Shaqirit te Baseli, Salah tani është futbollist më i suksesshëm se kosovari. Njëri është në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, kurse tjetri rrezikon rënien nga Premierliga.

Në Premierligë, Stoke City është në pozitën e 19’të me vetëm 27 pikë, kurse Liverpooli në të 3’tin me 63 pikë dhe është në çerekfinale të Ligës së Kampionëve ku do të luajë me Manchester Cityn./IndeksOnline/