16:42 / E Hënë, 25 Mars 2019 / indeksADMonline

Ishulli ku jetuan 13 vajzat “rebele”, në shitje për 1.1 miliardë dollarë

Nëse keni ëndërruar që të jeni pronar i një ishulli të tërë, tani mundeni, dhe ndodhet shumë pranë jush. Një familje aristokrate ka nxjerrë në shitje një ishull fare pranë Palermos, me një çmim “modest” prej 1,1 milionë dollarësh.

Edhe pse kanë qenë pronarë të tij prej shekujsh, duket se kriza ka prekur edhe familjet më të vjetra të Sicilisë, të cilat po detyrohen të shesin vazhdimisht pronat e tyre.

Pavarësisht emrit tërheqës, ishulli është i pabanuar, ndërsa në të ka shumë histori, që prej kohës së Romës së Lashtë.

“Çmimi fillestar ishte vendosur në 3,5 milionë dollarë, por duke qenë se nuk u paraqit njeri, pronarët vendosën ta ulnin, tha agjenti i pasurive të paluajtshme, Riccardo Romolini, për CNN Travel.

Legjenda thotë se 13 vajza turke u përzunë në det të hapur nga familjet e tyre për sjelljet e pahijshme dhe u strehuan në ishullin e vogël, ku jetuan deri në fund të jetës së tyre./Indeksonline/