Islami gati të rikthehet në fushë, nesër merr lajmin e shumëpritur

Përparim Islami duket se do të kthehet shumë shpejtë nga lëndimi.
Mbrojtësi i Feronikelit pësoi një lëndim në ligamentet e gjurit në ndeshjen e qershorit ndaj Ballkanit dhe iu desh të operohet.
Islami është prononcuar për Indeksonline dhe ka thënë që shumë shpejtë do të rikthehet në fushë për të ndihmuar skuadrën.

“Nesër i kem disa teste dhe më japin lajmin përfundimtar, po shpresoj se jam gati , rikuperimi ka qenë shumë mirë dhe më ka shkuar sipas planit nuk kam pas ngecje gjate rikuperimit”, ka thënë Islami.

“Nesër kam disa teste dhe shpresoj që me del mirë dhe të filloj pas një pauze të gjatë dhe të mundimshme”, ka thënë Përparim Islami.
Islami do të jetë një ndihmë shtesë për Feronikelin që ka bërë një start jo të mirë të kampionatit. /IndeksOnline/