10:40 / E Shtunë, 11 Gusht 2018 / indeksADMonline

Islamit sërish i ndalohet hyrja në Serbi

Akademiku, Hivzi Islami nuk po mund të shkojë në Bujanovc atje ku edhe i ka familjarët e tij.

Islamit edhe sot iu ndalua hyrja për në Serbi, njëjtë sikurse i kishte ndodhur para disa ditësh.

Këtë lajm e ka bërë të ditur nëpërmjet Facebook-ut, Jetlir Zyberaj, këshilltari i ministrit të Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli.

“Sot, për herë të dytë përsëriti ndalimin e akademikut Hivzi Islami në piken kufitare me Serbinë.  Zyrtarët e Kosovës dhe qytetarët tanë në vazhdimësi përballen me gjëra të tilla. BE do të lajmërohet nga ana jonë që reciprociteti nga ana e Kosovës është mundësi reale tani”, ka shkruar Zyberaj./Indeksonline/