22:47 / E Mërkurë, 19 Korrik 2023 / S Z

Ismaili: Bislimi sjellje joparlamentare, si deputet kam pasur përvojë të keqe me të

Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili ka deklaruar se gjatë kohës së tij si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, nuk ka pasur një përvojë të mirë me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi.

I ftuar në RTV Dukagjini, Ismajli ka komentuar përleshjen në Kuvendin e Kosovës në mes deputetëve të PDK-së dhe atyre të pushtetit.

Ai ka deklaruar se një sjellje e Bislimit si ajo në seancë, nuk kishte ndodhur për të parën herë.

“Kemi parë një akt dhune nga kryenegociatori Bislimi i cili me të vërtet ka një traditë të sjelljes joaprlamentare. Unë kam qenë vet deputet dhe kam pasur përvojë të keqe gjatë kohës si deputet me të”, ka deklaruar ai.

Ai ka deklaruar se sjellje të tilla nga ana e PDK-së nuk do përsëriten më gjersa theksoi se edhe këto të fundit, nuk u bën me dëshirën e bashkëpartikaëve të tij.

Kritika nga ana e Ismailit pati edhe për kryeparlamentarin Glauk Konjufca.

“E shoh një gabim të Glauk Konjufcës, kryetarit të Kuvendit. Mendoj që në kohën kur është dashur shumë më herët të ia tërhjek vërejtjen Besnik Bislimit, është dashur më herët t’a disiplinoj…nuk e ka të drejtën të sillet si kapadai në Kuvend”, ka deklaruar ai gjersa numëron disa nga deklaratat e Bislimit në Kuvend.